Trafiku i makinave luksoze, nje ne pranga
Artan Cena
Trafiku i makinave luksoze ne linjen Itali-Shqiperi con ne pranga nje te dyshuar, qe eshte kapur pas nje operacioni ne kryeqytet. Mjetet futeshin ne vend dhe pasi u ndryshohej numri i shasise dhe targat, viheshin ne qarkullim, duke u nxjerre ne shitje. Policia bllokoi pese prej veturave luksoze, qe rezultuan prodhim i viteve 2006-2007, te markave te ndryshme. Hetime ka nisur edhe Interpol Tirana qe po bashkepunon me koleget e Romes per zbardhjen e plote te skemes. Burime zyrtare te policise se Tiranes thane dje, per gazeten "KJ", se arrestuan 32-vjecarin Dali Cejku, nen akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike". Ndalimi eshte bere gjate operacionit qe u kodua "Saldimi i fundit", ndersa hetohet per persona te tjere te implikuar ne kete trafik. Gjate kontrollit te garazhit te baneses private, Cejkut i jane zbuluar edhe kater mjete luksoze te fshehura.
Agjentet e zyres Antitrafik te Tiranes kane vene mengjesin e djeshem ne pranga Dali Cejkun, 32 vjec, banues ne fshatin Domje, nen akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike" dhe "falsifikimit te dokumenteve zyrtare". Hetimet per te kishin filluar rreth kater muaj me pare. Ndersa ishin siguruar se ne garazhin e shtepise se 32-vjecarit gjendeshin dhe kater makina te tjera, prodhime te fundit, kane nderhyre duke bllokuar mjetet qe dyshohet te jene vjedhur ne Itali. Burime zyrtare nga policia bene te ditur se Cejku u arrestua ne kuader te operacionit te koduar "Saldimi i fundit", i organizuar nga seksioni Antitrafik dhe ai i Luftes Kunder Krimit Ekonomik Financiar. Sipas te njejtave burime 32-vjecari eshte prangosur ne flagrance ne rrugen "Irfan Tomini", me automjetin tip "Audi A6", me targa SH 0097 E, targa te cilat, pas verifikimit, rezultojne te nje automjeti tjeter. Mesohet se sektorit te antikrimit i jane dashur dy muaj hetime per te zbuluar nje prej fijeve te trafikut te makinave.
Pas prangosjes te te dyshuarit si trafikant te makinave luksoze policia ka ushtruar nje kontroll ne banesen e tij, ku ka gjetur dhe sekuestruar kater makina prodhime te viteve 2006 dhe 2007, vlera monetare e te cilave arrin ne disa dhjetera mijera euro. Burime zyrtare nga policia bejne te ditur se nga kontrolli i ushtruar u bllokoi kater automjete, per te cilat po punohet ne bashkepunim me Interpol Tiranen, per te pare nese rezultojne te vjedhura. Ne cilesine e proves materiale u sekuestruan kater automjete, tip "Mercedes Benz S 320 CDI", "Mercedez Benz Sllon 300", "Mercedez Benz ML" si dhe automjetin tip "Volsvagen Phaiton", per te cilat dyshohet se u jane falsifikuar numrat e shasise. Policia kreu aktet procedurale, ndersa dosja per vazhdimin e hetimeve i kaluar Prokurorise se Tiranes, akuzat e "falsifikimit te dokumenteve zyrtare", "falsifikim te vulave, stampave ose formulareve", si dhe te "trafikim te mjeteve motorike". Mesohet se nen hetim jane edhe disa persona te tjere, emrat e te cileve nuk behen te ditur per momentin.
Grupi i Pukes dhe makinat nga Lioni
Dy operacione te policise se kryeqytetit ne bashkepunim dhe me ate Pukes, vune ne pranga gjashte te rinj, nje muaj me pare, te cilet u akuzuan per nje sere vjedhje makinash te ndodhura ne Tirane. Gjithashtu ne ndjekje penale per veprat e "trafikut te mjeteve motorike", dergohen gati cdo dite nga nje person, te cilit i gjenden makina qe rezultojne te vjedhura ne vende te ndryshme te Bashkimit Evropian. Bashkepunime ka pasur dhe me struktura te policive te shteteve te ndryshme, si me France, ku policia e Lionit, bllokoi disa makina qe rezultonin te ishin vjedhur ne ate qytetet dhe qe ishin sjelle ne Shqiperi, ku ishin pajisur me dokumente.
Mjetet e sekuestruara:
Audi A6, me targa SH 0097 E
Mercedes Benz "S 320 CDI", prodhim i vitit 2007
Mercedes Benz "Sllon 300", prodhim i vitit 2000
Volksvagen Phaiton, prodhim i vitit 2007
Mercedes Benz "ML", prodhim i vitit 2006
Rrjeti I trafikut, Itali-Shqiperi