E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grushti që nuk i dhamë dot pushtetit!

Share

Nga Mero Baze

Ne nuk ishim katër. Po të mos ishte Skënder Minxhozi që të na mblidhte për një foto të katërt bashkë, ndoshta sdo ishim bërë kurrë bashkë. Nuk ishim bashkë më 21 Janar. Filip Çakuli nuk ishte fare në Tiranë, pasi i kishte vdekur vjehrra në Divjakë. Sokol Balla ishte duke ndjekur protestat për llogari të vet, ndërsa Andi Bushati u ul në tavolinën time pak pasi në bulevard filluan krismat. Artan Hoxha, kamera dhe instinktet e tij gazetareske i bënë gjëmën Berishës, ishte me mua qysh në minutën e parë të protestës, në ballkonin e dy kullave binjake në katin e katërt, përballë zyrës së Berishës, por ai nuk është në listën e puçit. Rudina Xhunga, së bashku me Dudajn, iu bashkua tavolinës kur plumbat u bënë më të frikshëm, ndërsa dhjetëra reporterë të rinj, të thuajse gjithë gazetave, ishin po aty në këmbë duke ndjekur atë çfarë ndodhte. Filmuam snajperat pa filluar të gjuajnë, dhe pastaj u mbështetëm tek kolona e betonit, që mund të priste plumbat, duke ndjekur TV. Telefonat na u bllokuan dhe për fatin tonë të keq nuk kishim as kë të njoftonim dhe as kush të na njoftonte. I vetmi personazh misterioz u shfaq në tavolinën tonë diku nga ora 3 mbasdite, një burrë i vjetër rreth të gjashtëdhjetave, devolli, i punësuar në polici tatimore, i angazhuar atë ditë nga Agim Shehu si roje për tavolinën e gazetarëve. Ishte i veshur keq, me bukë me vete dhe i paqartë për punën që i kishin dhënë. E shikonte i çuditur Rudina Xhungën që e kish aq afër, ose Bushatin dhe qeshte me vete. Pastaj bënte prova fonetike të na shqiptonte emrat. E qetësuam se ne nuk i mbanim mëri dhe e ulëm mes nesh. Xhunga herë pas here ndikohej prej tij kur matej të ndërsehej me fjalë kundër plumbave, por nuk shkaktonte asnjë bezdi tek ne të tjerët. Po të rrinte dhe pak aty, ishim të sigurt se mund të kthehej në demonstrues.

Të parin që pashë duke u rrëzuar në tokë, edhe pse nuk qenkësh i vrari i parë, ishte Hekuran Deda, i cili u rrëzua nga tavolina ku ishin gazetarët. Mu duk sikur u rrëzua se e shtyu dikush, por në të vërtetë ishte qëlluar. Hodha sytë nga TV Klani. Për shkak se redaksia e TV Klanit ishte boshatisur dhe aty kishte mbetur vetëm Desada, që komentonte duke u përpjekur të kuptonte çfarë ndodhte, ai ishte ekrani nga i cili informoheshe më shumë. Shto dhe faktin që kamerat e tij ishin fokusuar tek dera e kryeministrisë, duke i mëshuar idesë se po sulmohej dhe po dhunohej policia, aty ngjarjet ndiqeshin më mirë, Top Channel e teproi në ekstrem duke mbajtur në studio komentatorë që ishin shumë herë më pak të dëgjueshëm se sa brutoja e ngjarjeve që po ndodhte. TV e tjera ishin me shkëputje nga sheshi.

Sapo pashë rrëzimin e Hekuran Dedës, ngrita sytë nga TV Klani dhe aty pashë një njeri që ishte rrëzuar, por jo tek vendi i Hekuranit. Diçka më lart afër derës. Desada as e kuptoi fare dhe vazhdoi të komentonte e qetë. Ishte e pabesueshme për të gjithë se ato që po shikonim ishin vrasje. Kur i ripamë më vonë në mbrëmje, dukej që vrasja tek dera kish ndodhur disa sekonda më parë se vrasja tek tavolina e gazetarëve, por gjithsesi nga e njëjta batare.

Nuk dija kë të pyesja nëse ishin vrasje apo plagosje. Me sytë nga rruga shiheshin pak çaste më vonë persona që transportonin të plagosur të tjerë. Një koleg i Vizion Plusit më tregoi si i rrëmbyen furgonin e transmetimit për të çuar në spital një nga viktimat, ndërsa shiheshin njerëz të plagosur dhe të trembur që po shpërndaheshin. Tentova ti telefonoj disa herë Preç Zogajt, por nuk funksiononte telefoni. I nisa një SMS ku i thosha afërsisht se dikush mund të jetë vrarë. Ishim krejt të paqartë. Telefoni funksionoi me sms, por me thirrje jo. Pak më vonë Edi Rama doli në konferencë për shtyp. Bëri thirrje të qetësoheshin dhe të ktheheshin në shtëpi. Nuk përmendi të vrarë, edhe pse vrasjet kishin ndodhur. As ai nuk dinte gjë. Ja përsërita thirrjen Zogajt, por pa sukses. Mu bë fiksim që kishin qëlluar njerëzit sipër kryeministrisë. Aty u shfaq dhe komandanti i Gardës dhe një bodigard i familjes Berisha, dhe disa tipa që mu fiksua se mund të kishin qëlluar. Disa orë më vonë rreth orës 20:00, Tom Doshi u kthye nga Spitali Ushtarak me një CD në dorë. Kishte marrë skanerin e Aleks Nikajt, të vrarit ende të pavdekur. Ishte qëlluar me një plumb që i hynte nga sipër poshtë. Ata tipat sipër tarracës mu kujtuan përsëri. Më vonë mësova se aty kish qenë dhe dikush nga Lezha, dhe kjo e komplikonte historinë duke menduar se mund të ishte dhe qitje selektive. Kështu ishte vrarë dhe Faik Myrtaj.

Në mbrëmje, kur Artanit i kërkova të më nxirrte prej kameras qitësin anash kryeministrisë, ata sipër tarracës dhe ata që ishin tek shkallët, ndryshoi gjithë historia. Artani, pasi më nisi fotot e para, mori i lumtur për zbulimin që kish bërë. Duke riparë gjithë filmimet e kameras, në të vërtetë kishte zbuluar kush kish vrarë. Fotot nuk bënin më punë. Instikti i tij prej gazetari kishte bërë histori.

***

Kjo ishte dinamika e ditës sime më parazitare të mundshme si gazetar. Në mbrëmje versioni i parë i Berishës ishte ai që kishte përgatitur kur kishte marrë vendimin për të vrarë. Kishte vendosur që të vriste dhe tia linte të vdekurit në kurriz opozitës. Dy mjekë të Spitalit Ushtarak u përfshinë të parët në një spirale manipulimi. Edhe pse janë mjekë që përgjigjen për jetën e njerëzve, folën para kamerave si ekspertë kriminalistike, duke folur për qitje nga afër, dhe plumba të çuditshëm. Më pas foli Sokol Olldashi, i cili kishte informacionin e sigurt se një makinë e çoroditur që turma e lëshoi drejt derës, që rrinte vazhdimisht e hapur, kishte 40 kg dinamit. Pastaj doli Arben Imami, Ministri i Mbrojtjes, dhe simboli i trazirave të vitit 1997 në Jug të Shqipërisë. Foli për armë të sofistikuara të përdorura nga demonstruesit dhe vrasjet brenda llojit. Po plotësohej skenari i vrasjeve të bëra nga vetë opozita. Kur Artani më tha në telefon se duket qartë kush ka qëlluar dhe vrarë, e kisha të pamundur të mendoja se skenari B ishte puçi.

Sali Berisha e nisi zbatimin e tij qysh në datën 22 janar. Foli për pistoleta stilolaps, për çadra pistoletë, për thika me helm nga gjarpërinjtë e jugut, për plan të përbashkët president, kryeprokurore, lider opozite, SHISH… Një përrua psikik i neveritshëm dhe i padëgjueshëm deri në fund. Ishte i qartë në atë marrëzi që bënte. Prokuroria kishte mbërritur në oborr të kryeministrisë ku ishin 2800 gëzhoja armësh dhe plumbat kishin grirë kangjellat nga brenda, çka tregon se është qëlluar në lartësi të kokës së njerëzve dhe në drejtim të tyre. Serveri i kryeministrisë ishte fshirë, serveri i Gardës po ashtu, ndërsa oficerët e plagosur të Gardës u mbajtën në oborr të kryeministrisë. Sali Berisha kishte një frikë të fshehtë prej daljes së tyre jashtë gardhit. Jo se do të arrestoheshin, por se mund të flisnin. Mund tu tregonin grave, vëllezërve, miqve të tyre. Ata u izoluan thuajse në gjendje pengu brenda mureve të ndërtesës, e cila u kthye në një super-ambulancë ku mjekohen të lënduarit që nuk duhet të dorëzoheshin. Thashethemet për episodet nga brenda ishin nga më të ndryshmet. Shquante një fabul mbi rezistencën e Ndre Prendit për të qëlluar dhe një njeri i afërt i Berishës që e kisht

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›