Grygera nënshkruan me Fulhamin

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 22:37
Fulhami ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se e ka transferuar futbollistin e Juventusit, Zdenek Grygera.
Futbollisti çek ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin anglez, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër. 31 vjeçari, i cili luan mbrojtës i djathtë dhe qendër mbrojtës, ishte pjesë e ‘Zonjës së Vjetër’ qe 4 vjet.
Me Bianconerët, përfaqësuesi çek pati 87 paraqitje. Më parë ai kishte luajtur edhe në Ajax, Sparta Prague, Petra Drnovice e FK Svit Zlin.