Me fat që e kemi Messin

Selektori i ri i Argjentinës, Alejandro Sabella planifikon që t’ia japë Lionel Messit shiritin e kapitenit.
Ndeshja e parë e Sabellas me Argjentinën do të jetë miqësorja ndaj Venezuelës, e cila zhvillohet të premten në Kolkata.
Ish-futbollisti i Estudiantes thotë se është i nderuar që e ka në ekip yllin e Barcelonës, të cilit me gjithë qejf do t’ia besojë shiritin e kapitenit, të cilin e mbante deri tash Javier Mascherano.
“Duhet të jemi të nderuar dhe me fat që e kemi Messin, lojtarin më të mirë në botë dhe një njeri që dëshiron të luajë për vendin e tij. Është e rëndë për Messin të luajë dobët, ai gjithmonë luan mirë. Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është të jemi falënderues që e kemi atë me ne dhe fakti që ai të jetë i lumtur”, deklaroi Sabella për të përditshmen argjentinase ‘Ole’.
Trajneri argjentinas është i vetëdijshëm se Messi nuk mund të luajë në mënyrën e njëjtë si në Barcelonë, por ai shton se sulmuesi i klubit katalunas mund të japë kontribut të çmueshëm edhe për vendin jugamerikan.