E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-kapiteni i Brazilit Rikardo Gomes pesoi nje goditje te rende ne tru

Një emër i shquar i futbollit botëror rrezikoi të humbiste jetën, ndërsa ndodhet në spital me probleme të mëdha. Ky është Rikardo Gomes, ish-kapiteni i Brazilit dhe ish-lojtari i “selesaos” në vitet 1986-1990, ndërsa tani punon si trajner i skuadrës së njohur Vasko da Gama.

Ai u godit nga një dhimbje e madhe në kokë gjatë ndeshjes së barazuar 0-0 nga Vasko ndaj Flamengos së Ronaldinjos, gjatë derbit të Rio de Zhaneiros. Rikardo u dërgua menjëherë në spital dhe aty iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për të ndaluar hemoragjinë duke qenë në koma, ndërsa një ekip mjekësh e mbajtën nën kujdes të madh.

Neurokirurgu Karlos Tejes u shpreh se kushtet e Rikardos kërkojnë që ai të mbahet nën vëzhgim. “Bëhet fjalë për një nga gjendjet më të rënda të trurit, një nga patologjitë më të rënda”, tha ai. Më tej, mjekët u shprehën se gjendja e trajnerit 46-vjeçar është e qendrueshme dhe se nuk do të ketë ndërhyrje tjetër, por gjithashtu është shumë herët të thuhet se çfarë dëmtimesh mund të ketë pësuar truri i tij.

Ky nuk është një problem i papritur për Rikardo Gomesin, pasi ai pësoi një ishemi të lehtë vitin e kaluar, ndërsa ishte trajner i Sao Paulos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›