Guajana e njohu Kosovën me 22 mars, apo sot ?

“Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë informoi se shteti i bregut verior të Amerikës Jugore, njohu zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Behet i ditur lajmi, se nëpërmjet një bisede telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Guajanes, Carolyn Rodrigues, Kryediplomati Kosovar Enver Hoxhaj, u informua për njohjen e pavarësisë të shtetit sovran të Kosovës”. Kështu kishte deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme me 22 Mars të këtij viti, ndërkohë po sot kjo ministri ka thënë se ky shtet e ka njohur Kosovën.
Ketë kontradit te MPJ-së e ka vërejtur edhe deputetja e LDK-së Vjosa Osmani, e cila ka shfaqur dilemën se kur në të vërtet e ka njohur ky shtet Kosovën.
“Kur e ka njohur Guajana Kosovën, me 22 mars apo sot me 13 qershor? Sepse Ministria e Punëve te Jashtme dy herë e plasoi lajmin për ketë njohje, pra në keto dy data.
Me 22 Mars, të gjitha mediave u dërgua kumtesa nga MPJ e cila e konfirmoi njohjen nga ky shtet. Mund ta gjeni lajmin edhe në rtk . Sot, me 13 qershor, përsëri Ministri i Jashtëm thotë që Guajana zyrtarisht njeh Kosovën. A do te thotë kjo që me 22 maj kur e plasuan lajmin e njëjtë MPJ ka gënjyer? Apo mos po mendon Ministri i Jashtëm që duke njoftuar dy herë radhazi për të njëjtën njohje i dyfishohet numri i njohjeve.”