E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama zgjat sanksionet ndaj Bjellorusisë

Presidenti Barack Obama ka zgjatur edhe për një vit emergjencën kombëtare të Shteteve të Bashkuara në lidhje me Bjellorusinë.

Masa zgjat sanksionet e SHBA-së kundër presidentit autoritar, Alyksandr Lukashenka, dhe anëtarëve të regjimit të tij.

Emergjenca kombëtare, e deklaruar për herë të parë në vitin 2006 nga presidenti George Bush, vlerëson se Bjellorusia është kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, tranmseton Rel

Në deklaratën e re të Shtëpisë së Bardhë thuhet se në vitin 2012, Qeveria bjelloruse ka vazhduar të shtypë opozitën politike, shoqërinë civile dhe mediat e pavarura./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›