E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Cikli im tek Barça po përfundon

Cikli i Josep Guardiolës tek Barcelona është duke ardhur pranë fundit, bëri të ditur vetë trajneri, në një intervistë të dhënë për televizionin italian “RAI”.
”Ndihem mirë në drejtimin e Barcelonës, por e kam të qartë se koha ime në drejtimin e ekipit po vjen duke përfunduar”, tha trajneri i skuadrës më spektakolare në Europë.

”Ky është viti im i katërt që drejtoj këtë skuadër dhe një trajner duhet të dijë se cili është momenti i duhur për t`u larguar. Futbollistët lodhen nga trajnerët dhe anasjelltas”.

Guardiola ishte i ftuar në Itali në një ceremoni të klubit të Brescia-s, ku ai më parë ka qenë futbollist dhe “RAI” përfitoi për t`i shkëputur një deklaratë në lidhje me të ardhmen e tij në “Camp Nou”.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›