E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mposhtet Liverpooli, barazon Chelsea

Roy Hodgson ka mposhtur ish-skudrën e tij, Liverpool në ndeshjen e javës së 31 në Premier League. Skuadra e Kenny Dalglish nuk ka ruajtur dot epërsinë duke u mposhtur 2:1 në fushën e West Brom. Skrtel ka kaluar në epërsi skuadrën e tij me fillimin e pjesës së dytë, pas një krosimi nga korneri. Chris Brunt ka barazuar nëpërmjet penalltisë pasi Sotirios Kyrgiakos faulloi Peter Odemwingie.

Më vonë, Brunt shënoi golin e fitores pasi këtë herë Reina rrëzoi në zonë Odemwingie. Kjo i shton mundesite për mbijetesë West Bromit. Ndërkohë, Chelsea duket se përfundimisht është përshëndetur nga gara për titull pas barazimit 1:1 në ndeshjen me Stoke Cityn. Jonathan Walters ka shënuar një gol të bukur në solo-aksion, ndersa ka barazuar Didier Drogba.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat kanë goditur dy herë shtyllat, por gola nuk janë shënuar më. Edhe Tottenham ka barazuar në udhëtim me Wigan. Më herët gjatë ditës lideri Man United ka mposhtur në Londër West Hamin 2:4.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›