E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Guardiola: Gjithçka është në duart tona, por nëse humbasim ka

Për një gjë, Pep Guardiola dhe Mikel Arteta, dy mendjet pas Manchester City dhe Arsenal që do të luajnë Premier League në Etihad nesër mbrëma, janë dakord: kjo ndeshje nuk do të jetë vendimtare. “Shumë e rëndësishme po, por jo vendimtare – tha trajneri i City, duke konfirmuar një koncept të shprehur disa orë më parë nga trajneri i Topçinjver. Ka shumë ndeshje të rëndësishme për të luajtur, për të dyja skuadrat, për të thënë se kjo është vendimtare”.

Pavarësisht fjalëve të Guardiolës dhe Artetës, City-Arsenal duket si një finale. Topçinjtë mbërrijnë si kryesues dhe me 5 pikë epërsi, por edhe me dy ndeshje më shumë të luajtura. City si skuadër ka fituar 11 nga 12 paraqitjet e fundit dhe është ende në garë për një tripletë sensacionale. “Nuk do të jetë vendimtare, por është e pamohueshme se sa e rëndësishme është kjo ndeshje, edhe sepse do të na lejonte të rikuperojmë pikët – vazhdon Guardiola –. Arsenali është një ekip i mrekullueshëm, një skuadër që i kushton vëmendje çdo detaji: nga mënyra se si e trajton topin te lojtarët që vendos në fushë dhe mendoj se Mikel u ka dhënë atyre një dimension tjetër”.

“Ata janë agresivë, aq të fortë sa mund të shkojnë në një fushë të vështirë si Anfield dhe të tregojnë se janë më të mirë se Liverpooli. Në dy ndeshjet që kemi luajtur kundër tyre këtë sezon, kemi mësuar se sa të fortë janë. Është vërtet e vështirë të luash kundër tyre”.

Për Guardiolën sfida me Arsenalin është edhe përballja me Artetën, ish-nxënësin që u bë mik i ngushtë dhe tashmë rivali i tij për titull. “Asgjë nuk ka ndryshuar – thotë Pep për miqësinë e tyre –. Ai jeton në Londër dhe unë jetoj në Mançester, ndaj tani patjetër flasim më pak dhe jemi rivalë. Por kjo nuk e ndryshon mënyrën se si ndihem për të, miqësia dhe respekti që do të mbeten përgjithmonë”.

“Unë kam miq edhe në skuadra të tjera: kur luajmë kundër tyre, ju dëshironi t’i mundni, por marrëdhënia nuk ndryshon”. Guardiola e konfirmon këtë duke lavdëruar punën që Arteta ka bërë te Arsenal. “Është e qartë se sa shumë është rritur klubi që kur ai është këtu – thotë Pep –. E konsideroj veten trajner, njeri në fushë, sesa menaxher. Në vend të kësaj, kam përshtypjen se Mikel ka ndryshuar qëndrimin e të gjithë klubit, duke marrë atë mbështetje nga menaxhmenti që është thelbësore për të qenë i suksesshëm”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›