E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola Inter dhe Chelsea interesohen

Trajneri i Barcelones Pep Guardiola eshte endrra e presidentit te Interit Massimo Moratti.

Sipas lsquoCorriere dello Sport padroni zikalter kerkon qe Guardiola te jete trajneri i ardhshem i Interit edhe pse e di qe kjo gje do te jete e veshtire.

Guardiola ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me Barcelonen dhe Moratti ka dashur qe te ishte ai zevendesuesi i Mourinhos kur portugezi po afrohej me Real Madridin dhe tani kerkon qe te jete zevendesuesi i trajnerit aktual te Interit Rafael Benitez.

Problemi i vetem dhe pothuajse i pazgjidhshem qe Guardiola te ulet ne stolin e Interit nuk eshte vetem kontrata e tij por edhe konkurrenca e forte nga ana e klubit anglez Chelsea.

Pronari rus i londinezeve kerkon te transferoje modelin Barcelona ne Stamford Bridge. Hapi i pare per kete kane qene kontaktet me Txiki Beguiristain ne menyre qe drejtori sportiv i Barcelones te beje kete detyre tek Chelsea.

Me pas Abramovich mund te filloje punen per transferimin ne Londer te trajnerit katalanas Pep Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›