E Shtunë, 31 Tetor 2026

I koncentruar ne rehabilitim

Albert Bunjaku eshte i koncentruar maksimalisht per rehabilitimin e gjurit. Sulmuesi kosovar pranon se kjo eshte nje periudhe e merzitshme dhe me e renda ne karriere. Edhe pse e ngacmon mosprania ne fushe 27-vjecari nuk eshte i sigurt nese do te luaje me kete sezon. Nga Express me 01 dhjetor 2010 ne ora 0917

Festimi i ditelindjes se 27-te nuk ishte dhe aq i lehte per Albert Bunjakun. Sulmuesi kosovar nuk guxoi te levizte fort per ta festuar me familjen ditelindjen ngase konsideron se nje gje e tille do te ishte e rrezikshme.

Momente si keto kerkojne qetesi afatgjate ne periudhen me te veshtire te karrieres per perfaqesuesin zviceran. Nga arritja e tij ne Nurnberg ne shkurtin e vitit 2009 nga skuadra e liges se trete gjermane RW Erfurt karriera e 27-vjecari ka shkuar ne rritje e siper.

147Bum-Bum-Bunjaku148 ka kontribuuar ne menyre te vecante sezonin e kaluar per ekipin nga Bundesliga duke shenuar plot 12 gola. Mirepo fillimi i ketij sezoni ishte i erret per gjilanasin te cilit iu desh intervenimi kirurgjik ne gju i cili do te la jashte fushes per nje periudhe te gjate.

Ai po e kryen rehabilitimin ne Valznerweiher por nuk e di sakte se kur mund te kthehet. 147Per momentin ky lendim me shkakton mjaft merzi sepse kam ende tension ne gju keshtu qe mund te bej pak gjera. Po shkon mjaft ngadale148 shprehet Bunjaku i cili ishte pjese e Zvicres ne Boterorin e fundit.

Me me rendesi per sulmuesin kosovar eshte sherimi. Ai nuk po mendon per dicka tjeter. 147Gjeja me e rendesishme eshte qe jam shendosh e mire. Keshtu qe nuk eshte e rendesishme nese do ta zhvilloj ndonje ndeshje apo jo kete sezon148 vazhdoi ai.

Fizioterapeuti Gunter Jonczyk thote se Alberti ka nevoje per kohe per t146iu rikthyer me pas fushes se blerte. Bunjaku e pranon se kjo eshte periudha me e veshtire e eksperiences se tij futbollistike pasi shton ai me pare nuk kishte pesuar ndonje lendim te tille. kjo periudhe i ka shkaktuar edhe probleme psikike Bunjakut por ai ia doli mbane t146i tejkaloje ato fale mbeshtetjes qe kishte nga familja.

Bunjaku ndihet mire qe Nurnberg po kalon neper nje periudhe pozitive. 147Eshte e qarte se do te me pelqente te jem aty per ta dhene kontributin tim. Mosprania ime ne fushe me ngacmon148 shtoi ai.

Futbollisti kosovar mbetet ne kontakt te vazhdueshem me skuadren edhe pse nuk mundet te beje vizita ne zhveshtore apo ne stadiume. 147Mundohem te mbaj kontakte sa me shume qe te jete e mundur me skuadren148 thote Bunjaku.

Edhe pse mbetet jashte fushes qe nga mesi i shtatorit gjilanasi nuk harrohet lehte nga shikuesit te cilet i urojne shpesh me email kurim sa me te shpejte. 147Kjo me ben shuam mire. Eshte e rendesishme qe t146i kesh fansat pas vetes148 perfundoi Bunjaku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›