Sergio Ramos Nuk doja te demtoja Messin

Mbrojtesi i Real Madrid Sergio Ramos pranoi superioritetin e Barcelones ne humbjen 5-0 qe ekipi i tij pesoi ne Camp Nou dhe kerkoi falje per nderhyrjen e rende qe beri ndaj Lionel Messi ne fund te ndeshjes.
Spanjolli nenvizoi se i ka kerkuar falje per sjelljen e tij futbollisteve te Barcelones dhe shokeve te tij ne kombetaren spanjolle Gerard Pique dhe Carles Puyol me te cilet pati momente acarimi pas nderhyrjes qe beri ndaj argjentinasit.
Gjesti im ishte shembull i keq per femijet por nuk me pelqeu aspak sjellja dhe festimi i lojtareve te Barcelones pas golit te peste theksoi Sergio Ramos.
Ne karrieren time kurre nuk kam demtuar ndonje kundershtar. Nderhyrja ishte e rende por nuk ishte me qellim per te demtuar Messin perfundoi mbrojtesi madrilen.