E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Gashit me i mire i vitit

Nga Express me 01 dhjetor 2010 ne ora 1406

Ardian Gashi pati nje eksperience mjaft pozitive ne debutimin e tij ne kampionatin suedez me ekipin Helsingborg tek i cili ishte transferuar nga klubi norvegjez Fredrikstad FK. Perpos qe e fitoi Kupen e Suedise mesfushori kosovar mund te mburret edhe me dicka tjeter.

Ne fakt goli i tij fantastik i realizuar ne pranvere ndaj Elfsborg eshte zgjedhur me i miri vitit ne shtetin skandinav ne sondazhin qe e ka bere uebfaqja suedeze hd.se. Nga 300 vota sa kane arritur goli i perfaqesuesit norvegjez eshte pelqyer dukshem me shume sesa te tjeret.

Futbollisti gjakovar ka fituar plot 203 vota ndersa ne peseshen e pare gjenden edhe golat e Christoffer Anderssonit 48 vota Alexander Gerndtit 40 Erik Sundinit 17 e Matt Lindstromit 11.

Dite me pare edhe nje futbollist tjeter kosovar ishte shperblyer per golin e jashtezakonshem qe kishte shenuar gjate ketij viti.

Behet fjale per Valon Berishen goli i se cilit eshte zgjedhur me i miri i vitit ne kampionatin norvegjez ne fitoren e skuadres se tij Viking ndaj Lillestromit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›