E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Messi po përmirësohet

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e ka dhënë opinionin e tij se ylli i këtij klubi, Lionel Messi nuk e ka arritur ende maksimumin në karrierë.

Trajneri spanjoll ndien se përfaqësuesi argjentinas po bëhet më i mirë çdo vit. 24-vjeçari është favorit për ta fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2011, duke u bërë lojtari i parë, pas Michel Platinisë, që e fiton këtë trofe tri herë rresht.

“Çdo vit që kalon, ai po bëhet më i mirë. Ju gjithmonë mendoni se ai e ka arritur kulmin, por më pas ai bëhet ende më i mirë, sepse luan më shumë dhe fiton eksperiencë”, deklaroi Guardiola në një konferencë për shtyp.

“Ai tash e kupton kolektivitetin më mirë. Ky fakt e bën atë që të ketë paraqitje edhe më të mira për Barcelonën”, vazhdoi Guardiola, i cili vitin që shkoi e drejtoi klubin katalunas drejt pesë trofeve.

Messi do të ketë si kundërshtar shokun e skuadrës, Xavi Hernandez dhe yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, në luftën për ‘Topin e Artë’. Më i miri do të zgjidhet në gala mbrëmjen që mbahet në Kongresshaus të Zurichut, më 9 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›