E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet “super-peshkaqeni”

Një racë e re peshkaqeni, shumë më e rrezikshme se racat e njohura, mund të jetë duke u krijuar, bënë të ditur një grup studiuesish, pasi zbuluan në ujërat e Australisë një peshkaqen të ri hibrid.

Kafsha e panjohur më parë është formuar nga bashkimi i specieve të quajtura “peshkaqeni i zi” dhe “peshkaqeni i Australisë”. Një kombinim i tillë i bën të mundur që të përshtaten lehtësisht si në ujëra të ngrohtë, ashtu edhe në ato të ftohta.

Kombinimi, sipas të dhënave paraprake, gjithashtu e bën peshkaqenin më të fortë dhe më agresiv. Sipas ekspertëve, është e mundur që specia e kapur të mos jetë e vetmja dhe që një racë e re peshkaqenësh të jetë në krijim.

”Peshkaqenët zakonisht nuk përshtaten fizikisht dhe kjo është një mënyrë e mirë për të bërë që të mos çiftëzohen me speciet e gabuara.

Ekzemplari i ri i kapur tregon për një tendencë tërësisht të panjohur më parë”, shprehet një prej ekspertëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›