E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferhan Hasani nis stërvitjen me Volfsburgun

/* */

VOLFSBURG, 4 janar 2012 – Mesfushori i majtë shqiptar, Ferhan Hasani, nisi stërvitjet e para me Volfsburgun.

Ai u transferua nga Shkëndija e Tetovës te kampionët e Gjermanisë të vitit 2009, Volfsburgu, më 16 dhjetor 2011.

“Buba”, siç thirret ai në Tetovë, një futbollist i Kombëtares së Maqedonisë, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Volfsburgun, por dje ai u bashkua me skuadrën e tij gjermane.

Sot, Volfsburgu realizoi goditjen e katërt në merkaton e janarit duke nënshkruar me anësorin Vierinha.

Portugezi iu bashkua kampionëve të Gjermanisë të vitit 2009 për një shumë ende të panjohur nga ekipi grek PAOK i Selanikut, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2015.

Slobodan Medojeviç, Ferhan Hasani dhe Petr Jiracek janë nënshkrimet e tjera të Volfsburgut këtë fillim viti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›