Guardiola: Nuk pendohem që e solla Ibrën
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se ai nuk pendohet që e ka transferuar Zlatan Ibrahimovicin në Camp Nou vitin e kaluar.
"Unë nuk pendohem për shkëmbimin Eto'o - Ibrahimovic. Ju nuk mund të ktheni vendimet që i keni marrë", theksoi Guardiola para se të vazhdonte të fliste për çështjen Mascherano.
"Unë do të flas për Mascheranon nëse ai vjen këtu. Nëse dëshironi të dini më shumë, pyesni drejtorin Zubizarreta", përfundoi Pep.