E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjimnazet, nxënësit dynden për regjistrim



Gjimnazet e vendit dynden nga fluksi i nxënësve që kanë përfunduar klasën e nëntë dhe tashmë do i drejtohen bankave të shkollave të mesme. Që në ditët e para të regjistrimeve, nëpër gjimnazet e kryeqytetit ka pasur një numër të konsiderueshem të nxënësve që regjistrohen për klasat e dhjeta. Edhe për këtë vit procedura e regjistrimit përfshin një certifikatë të nxënësve dhe dëftesën e shkollës 9-vjeçare dhe nxënësit duhet të jenë të shoqeruar nga prindërit. Ndërkohë është theksuar se përcaktimi i shkollave do të duhej të ishte në baza territoriale dhe jo preferenciale , megjithatë shumë nxënës dhe prindër kanë preferencat e tyre për shkolla të caktuara .

Regjistrimet e nxënësve nëpër shkollat e mesme kanë filluar me 23 gusht dhe do të përfundojnë një ditë para fillimit të procesit mësimor. Shkollat do të jenë të hapura paradite dhe pasdite.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›