E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Thjesht do të bëj punën e trajnerit me Bajernin

TIRANE-Edhe pse ende nuk ka filluar punë me ekipin e tij të ri, Bajernin e Mynihut, Pep Guardiola, tashmë është në qendër të vëmendjes, për vetë faktin se Bajerni po i fiton të gjitha pa nisur punën ai dhe të gjitha pyesin se çfarë duhet një trajner i ri.

Nga Buenos Aires në Argjentinë ku ndodhet për një tur, Guardiola foli për të shkuarën dhe të ardhmen. Spanjolli deklaroi se në Gjermani dëshiron të punojë si trajner dhe se nuk kërkon asgjë të veçantë. 42-vjeçari bëri të ditur se te Barcelona ka kaluar një periudhë të bukur.
Guardiola tha se nuk është më i mirë se trajnerët e tjerë dhe se fitoret dhe humbjet janë pjesë e lojës. Gjithashtu, theksoi se nëse nuk do të ishte Krujf, ai nuk do të ishte këtu ku është. Guardiola me Barçën ka bërë histori jo vetëm për titujt e fituar, por edhe për lojën e zhvilluar. Ai shtoi se janë lojtarët ata që zbatojnë skemat dhe që i japin kuptim punës së tij.

A do të mundet të mbajë ritmin e Bajernit, Guardiola? Kjo mbetet për t’u parë. Pep thotë se nuk duhet bërë krahasime, por njerëzit mbajnë mend sukseset dhe nëse ai nuk fiton, të gjithë do të kujtojnë Hejnkesin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›