E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola i del në mbrojtje Messit

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e ka mbrojtur Lionel Messin, duke insistuar se është i lumtur me formën e yllit argjentinas, përkundër paraqitjeve jo dhe aq të mira të kohëve të fundit.

Messi dështoi nga penalltia të mërkurën, në gjysmëfinale të Copa del Rey ndaj Valencias dhe kanë shkuar tri ndeshje që nuk ka shënuar gol, që nga hat-tricku në La Liga ndaj Malagas. Përkundër faktit se shihet si njëri prej lojtarëve më të rrezikshëm në Spanjë, shumë njerëz mendojnë se Messi nuk po luan si në kohërat më të mira, një arsye kjo e mundshme që Barcelona ka mbetur shtatë pikë prapa Real Madridit.

“Leo është gjithmonë në formë, ai është mjaft luftarak. Ai ka përjetuar shumë gjëra dhe gjithmonë luan mirë, ju tashmë e njihni opinionin tim. Pa qenë fare në formën më të mirë, ai është superior ndaj lojtarëve tjerë. Ai ndonjëherë i merr përgjegjësitë pa e pasur për obligim”, deklaroi trajneri spanjoll.

Guardiola e mbrojti po ashtu xhevahirin e tij pas penalltisë së humbur të mërkurën, e cila do t’ia siguronte fitoren ekipit të tij, para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet të mërkurën në Nou Camp.

“Kur vjen tek penalltia, ai është i jashtëzakonshëm. Shpresoj që kur ta lë futbollin, ai do ta ruajë rekordin e mirë që ka nga 11 metërshi. Ne jemi të gjithë për ta ndihmuar atë, ai ka nevojë për ndihmë. Ne jemi të gjithë komod, kur Messi është në fushë”, përfundoi Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›