Nuk largohet pa e fituar Championsin

Gonzalo Higuain nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, pa e fituar Ligën e Kampionëve. Për këtë ka siguruar menaxheri i sulmuesit argjentinas, i cili kërkohet nga Chelsea, por edhe nga klube tjera të njohura evropiane.
‘El Pipita’ lufton me francezin Karim Benzema për një vend në ekipin e parë të ekipit të Jose Mourinhos dhe spekulimet tashmë kanë filluar se këta mund të jenë gjashtë muajt e fundit të argjentinasit në Santiago Bernabeu.
“Askush nuk na ka thirrur. Gonzalo më ka thënë se derisa ta fitojë Ligën e Kampionëve, nuk do të largohet nga Reali”, siguroi menaxheri, respektivisht babai i futbollistit, Jorge Higuain për të përditshmen spanjolle, Marca.
Gjatë verës që shkoi, Sergio Aguero ishte pranë transferimit në Real Madrid nga rivali Atletico Madrid.
Vetëm në atë rast, sipas Higuain senior, ai dhe djali i tij 24 vjeç do ta konsideronin një lëvizje të mundshme. Përfaqësuesi argjentinas ka realizuar 14 gola në 19 ndeshje në La Liga këtë sezon.