E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres mirënjohës ndaj mbështetësve

Fernando Torres thotë se do të jepte gjithçka që të arrijë suksese në Chelsea, vetëm e vetëm për fansat e këtij klubi. Sulmuesi spanjoll nënvizon se njëri prej kujtimeve më të mira në karrierë ishte kur u zëvendësua në Wolverhampton dhe kur fansat e kënduan emrin e tij.

Përfaqësuesi spanjoll kaloi një vit në Stamford Bridge dhe do të kujtohet si njëri prej transferimeve më të dështuara në histori të futbollit. Por, kjo nuk i ka penguar tifozët e këtij klubi që ta mbështesin dhe ta presin Torresin më të mirë.

“Do të dëshiroja që gjërat të shkojnë shumë më mirë, por mbështetja që ma japin fansat çdo ditë është e jashtëzakonshme. E kujtoj ndeshjen me Wolverhampton dhe isha në bankinë, ata ende po këndonin emrin tim. Kam qenë me fat të shijoj momente të mira, por ajo ndeshje, kur unë nuk isha askund, ndoshta do të mbetet si njëri prej kujtimeve më të mira në karrierë. E vetmja gjë që më jep shpresë që të kthehem është mbështetja e tifozëve”, përfundoi 26 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›