Të gjithë nën presionin e Mourinhos

Edhe vetë 49 vjeçari, shpesh e kishte përsëritur faktin se do ta mirëpriste një rikthim në futbollin anglez, në të ardhmen. Villas-Boas kishte punuar së bashku me Mourinhon në të kaluarën, por ai dështoi ta udhëhiqte Chelsean njëjtë si ‘Special One’, kur u transferuar gjatë vitit që shkoi nga Porto.
“Për momentin, nuk ka boshllëk në klub, kjo është gjëja kryesore. Dhe, trajneri i Real Madridit nuk është i lirë për momentin. Mou kërkohet nga klubet më të mëdha në botë. E vetmja gjë që mund ta them është se unë e kam jetuar vlefshmërinë e Jose gjatë kohës sa ishim në Chelseas, kështu që unë e di se sa klube kanë trokitur në dyert e tij. Andaj, një menaxher i dimensionit të Jose, i cili është numër 1 në botë, gjithmonë joshet nga secili klub”, theksoi Villas-Boas.
Villas-Boas shton se vendimi i Mourinhos për t’u rikthyer në Premierligë e vë në presion secilin menaxher, të klubeve të mëdha.
“Vendimi i tij për t’u rikthyer në Angli sigurisht se do ta zgjojë interesimin klubeve të mëdha si City, United, Chelsea, Tottenham, Liverpool e Arsenal. për këtë, ne jemi nën presion, nga Mancini deri tek Ferguson, nga unë, tek Daglish e Redknapp, e kështu me radhë”, përfundoi 34 vjeçari.