Guardiola ndihet i ndryshëm nga Mourinho

Së fundmi, Mourinho kishte thënë se ai tha Guardiola janë të ngjashëm në shumë mënyra por se spanjolli është shfaqur më inteligjent duke krijuar një imazh më të mirë. Mirëpo, Guardiola nuk pajtohet me mendimin e Mourinhos.
“E di se Mourinho ka komentuar se në fund të fundit jemi të ngjashëm në më shumë mënyra se që duken në shikim të parë. Po, jemi të ngjashëm në atë se të dy duam të fitojmë, nuk ka dyshim. Por, në anën tjetër, nëse do të isha sjell si ai, do të bëja ndryshime” deklaroi Guardiola për fcbarcelona.com.
Ish mesfushori i gjigantit katalan beson se ekziston një dallim i madh në shkallën e sinqeritetit të shprehur mes tij dhe Mourinhos.
“Ne (Barcelona) gjithmonë kemi qenë të sinqertë dhe për këtë arsye nuk mendoj se jemi aq të ngjashëm. Kurrë nuk kam dashur të shkojë në shkallën e tij. I vetmi objektiv i imi është të mos zhgënjej klubin dhe futbollistët e mi. Ndoshta në konferenca për shtyp e kam turpëruar klubin në ndonjë rast, por mundohem të përkujdesem që të gjithë ata që janë të përfshirë në Barcelonë të mos turpërohen nga unë” përfundoi Guardiola.