E Diel, 1 Nëntor 2026

Wisner: Marrëveshja në Bruksel një hap pozitiv

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga takoi Ambasadorin Frank Wisner.

Presidentja Jahjaga e njoftoi diplomatin amerikan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe progresin e arritur katër vite pas shpalljes së pavarësisë si dhe për marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel.

Presidentja Jahjaga theksoi se marrëveshjet do t’i mundësojnë Kosovës përfaqësim në nivelet rajonale, në nismat dhe mekanizmat e ndryshëm, e posaçërisht në mekanizmat e sigurisë që duhet ta shndërrojnë rajonin e Ballkanit në një pjesë të sigurt të Evropës, njofton zyra për shtyp e Presidencës.

Ambasadori amerikan Frank Wisner vlerësoi të arriturat ne Kosovë dhe theksoi që me vendosjen e stabilitetit politik, tash Kosovës i duhet zhvillimi ekonomik e social. Ai poashtu theksoi se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë një hap pozitiv dhe tregojnë përkushtimin dhe konstruktivitetin e Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi me fqinjët e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›