E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swansea inspirohet nga Barcelona

Menaxheri i Swansea, Brendan Rodgers ka pranuar se skuadra e tij inspirohet nga aktualisht kampioni i Spanjës dhe Evropës, Barcelona.

Rodgers, i cili sezonin e kaluar, në vitin e tij të parë në detyrë, udhëhoqi Swansean drejt rikthimit në Premierligë ka kaluar disa vite duke studiuar stilin e Barcelonës, si dhe atë të skuadrave holandeze, Ajax dhe Twente.

“Barcelona ka qenë gjithmonë inspirimi im. Kurrë nuk e fsheh këtë. Kam kaluar vite duke udhëtuar dhe mësuar modelin e Louis van Gaal dhe Johan Cruyffit” tha Rodgers për The Sun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›