E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola në Argjentinë, biletat si "hallve"

Pep Guardiola do të jetë në Argjentinë me datë 2 maj ku do të mbajë një ligjërat me temë lidershipi dhe menaxhimi i talentëve.

Vizita dhe ligjërata e tij ka bërë aq bujë në Argjentinë sa që është vendosur që ky takim të mbahet në një sallë gjigande ku do të jenë të pranishëm 3500 persona nga afër. Me të dëgjuar lajmin, biletat për këtë ligjëratë janë shitur në kohë rekorde.

Thuhet se ata që kanë blerë një biletë për të ndjekur nga afër ligjëratën e të famshmit Guardiola, mund ta shesin atë me çmim të trefishuar pasi që interesimi është i jashtëzakonshëm./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›