Guardiola në negociata me Federatën Ruse?

Pep Guardiola dhe Fabio Capello janë në listën e Federatës Ruse e Futbollit për pozitën e menaxherit të ekipit kombëtar.
Federata Ruse ka publikuar një deklaratë ku ka dhënë një listë me emrat e trajnerëve të mundshëm për të drejtuar përfaqësuesen, në të cilën listë po ashtu përfshihen edhe Rafael Benitez dhe Harry Redknapp.
“Ne jemi duke negociuar me trajnerët Rafael Benitez, Anatoly Byshovets, Marcelo Bielsa, Valeri Gazáev, Josep Guardiola, Fabio Capello, Andrei Kóbelev, Yuri Krasnozhan, Marcelo Lippi, Nepomniaschi Valeri, Nikolai Pisarev, Harry Redknapp dhe Yuri Semin”, thuhet në deklaratë.