E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silva mendon vetëm për Milanin

Thiago Silva thotë ai është i fokusuar te Milani dhe nuk synon të largohet nga San Siro.

Mbrojtësi brazilian sapo ka nënshkruar marrëveshjen e re me Rossonerët, edhe pse më herët u lidh me një mega-transferim te Paris Saint Germain.

“Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Milani. Por në futboll është normale që ju të merrni oferta nga klubet tjera”.

“Unë jam shumë i afërt me Ibrahimovic, Cassanon, Robinhon, Paton dhe Yepes, dhe ata më këshilluan të mbetem te Milani. Besoj në fuqinë e Milanit për sezonin e ri”.

“Dua t`i jap fund këtij sezoni në mënyrën më të mirë në Olimpiadën në Londër dhe pastaj të rikthehem menjëherë për një tjetër sezon te Milani”, ka thënë Silva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›