Allegri: Juve ka 31 tituj, me atë të Serie B

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është përfshirë në debat për numrin e titujve që ka Juventusi, duke thënë se Bianconerët kanë jo 30 por 31 tituj, nëse përfshijmë këtu edhe titullin që ata e kanë fituar në Serie B.
Bianconerët mposhtëm Milanin në garën për titullin e Serie A sezonin e kaluar, me shumë emra që thonë se Zonja e Vjetër duhet të ketë 30 kurora të kampionatit në emër të vet.
Juventusi zyrtarisht ka 28 tituj të Serie A të fituara, dy prej të cilëve, ai i vitit 2005 dhe 2006, iu morën pas skandalit të montimit të ndeshjeve Calciopoli në vitin 2006.
“Scudettot e Juventusit? Ata kanë 31; çdokush e ka gabim, pasi ju duhet ta llogaritni edhe titullin që ata e kanë fituar në Serie B”, ka thënë me shaka Allegri.