Guardiola sulmonMurinjon: Kërkon njëarbitër portugez
SPANJE- Pep Guardiola nuk shquhet për polemika për arbitrimin, por këtë herë trajneri i Barcelonës duket se e ka shkelur këtë parim. Në prag të përballjes me Realin në gjysmëfinale të Champions League, ai ka ndezur debatin mes dy kampeve, duke hedhur dyshime në lidhje me gjyqtarët që do të drejtojnë sfidat e 27 prillit dhe 3 majit. Në fakt, në shumë media ka qarkulluar lajmi se një nga këto dy gjysmëfinale do të drejtohet nga një arbitër portugez. Radio Renascença në Portugali ka bërë të ditur se është e sigurt që UEFA do të caktojë një gjyqtar nga toka luzitane, gjë që ka “xhindosur” Guardiolën. Ai ka sjellë ndërmend gjysmëfinalen e sezonit të shkuar, kur Murinjo drejtonte Interin dhe ndeshja e parë u drejtua nga portugezi Olegario Benkuerença. Gjykimi i tij krijoi jo pak kënaqësi te futbollistët e Barcelonës, për shkak të një penalltie të pastër që nuk u akordua si edhe për golin e tretë të Militos, që ishte në pozicion jashtë loje. “Nëse është e vërtetë që do të gjykojë një portugez, jam i sigurt se Murinjo do të jetë shumë i lumtur, - tha Guardiola me ironi. – Vitin e shkuar u kënaq shumë, mendoj se kështu do të jetë edhe këtë herë”, shtoi tekniku katalanas.
Champions
Në lidhje me përballjen e Champions League, Guardiola pranoi se Reali i Madridit është favorit për të fituar ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” ditën e mërkurë. Kjo do të jetë “klasikja” e tretë në harkun e 10 ditëve, pasi më përpara Reali e Barça u përballën në kampionat dhe në ginalen e Kupës së Mbretit, që madrilenët e fituan me rezultatin 1-0. Reali duket në superformë në këto momente dhe fitorja 6-3 në “Mestaja” përballë Valencias konfirmoi pikërisht një gjë të tillë. Gonzalo Higuain, Karim Benzema dhe Rikardo Kaka, shënuan për Realin, duke treguar se kjo skuadër është duke kaluar një moment të artë. “Reali është në rolin e favoritit në Champions League, - deklaroi Guardiola. – E kuptoj që është kështu, sepse ata fituan Kupën dhe janë duke luajtur shumë mirë. Ne gjithashtu e pranojmë sfidën. Kemi shumë besim te vetja dhe unë kam shumë besim te futbollistët e mi”, shtoi 40-vjeçari. E ndërkohë, ai pranoi se titulli për katalanasit është shumë pranë, pas fitores 2-0 me Osasunën ditën e shtunë. Ata mbeten 8 pikë përpara në kampionat dhe tani kanë nevojë vetëm për dy fitore dhe një barazim, që mund të merren lehtë duke parë diferencën me skuadrat e tjera. Ky do të jetë titulli i tretë radhazi për Barçën nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili e mori drejtimin e skuadrës në vitin 2008, pas largimit të Frenki Rajkard.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)