E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi shënon nëofsajd, ka polemikanë Austri

AUSTRI- Goli i parë i Hamdi Salihit në ndeshjen ndaj Viener Neustad ka qenë një temë dite sot në Austri, pasi sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte në një pozicion të dukshëm jashtë loje. Trajneri Zoran Barisiç gjithsesi i ka dalë në ndihmë shkodranit, autor i një dopiete, që e ngjiti në krye të golshënuesve në Bundesligën austriake. “Më vjen keq për Neustad, por futbolli është i tillë”, tha ai. Ndërkohë, vetë Salihi u shpreh i lumtur me golin, pavarësisht pozicionit jo të rregullt. “Kur arbitri e jep gol, unë jam i kënaqur, është apo nuk është ofsajd”, shtoi shkodrani. Ndërkohë, në lidhje me “Këpucën e Artë”, për të cilën është favorit, Salihi u shpreh: “Nuk është objektivi im primar, por meqë jam në krye, do mundohem ta marr”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›