E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola zgjat edhe 1 vit kontratën me Barçën

SHKRUAN: Jeton Selimi 24-02-2011 20:33

Pep Guardiola dhe Sandro Rosell kanë nënshkruar dje marrëveshjen e re, e cila e mban trajnerin e Barcelonës në “Camp Nou” deri më 30 qershor të vitit 2012. Presidenti i ri i klubit ishte i paduruar t’i ofronte Guardiolës një kontratë afatgjatë, por strategu spanjoll si edhe herën e kaluar, edhe këtë herë u pajtua ta vazhdojë atë vetëm për një vit. Guardiola është nën drejtimin e Barcelonës për tashmë dy vite e gjysmë, gjatë së cilës periudhë katalanasit kanë fituar tetë tituj. Ky sukses u arrit falë një loje atraktive, e cila ka bërë që ky ekip të quhet edhe më i mirë në historinë e futbollit. Ndërkohë, e përditshmja sportive spanjolle ‘Sport’, shkruan se Guardiola ka refuzuar një ofertë në vlerën e 22 milionë eurove në vit nga Katari për të drejtuar kombëtaren e këtij vendi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›