Pepe: Dua të qëndroj te Reali për shumë vite
SHKRUAN: Jeton Selimi 24-02-2011 20:34
Mbrojtësi i Real Madridit ka dhënë shenja se ai është i gatshëm të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me klubin madrilen. Portugezi është i lumtur që ndihmoi Realin të nxjerrë një barazim 1-1 ndaj rivalit të Ligës së Kampionëve, Lionit, dhe ka folur për të ardhmen e tij. “Në aspekt personal jam në rregull. Trajneri më mbron nga presioni dhe shpresoj të jem në Madrid për shumë vite dhe njerëzit janë të kënaqur me mua”, ka thënë Pepe.