Gudjabi zhvendoset ne Shkoder te Vllaznia

Ish-sulmuesi i Dinamos, Gudjabi, eshte bashkuar me ekipin e Vllaznise, ku ka zhvilluar te shtunen, seancen e pare stervitore nen drejtimin e trajnerit Mirel Josa. Bashkimi i tij me Vllazninë ka ardhur në një kohë kur emri i tij lakohej për t'u bashkuar me disa skuadra të kampionatit shqiptar. Por, më e fituara ka dalë Vllaznia, qe përmes presidentit të saj Valter Fushaj, ka nënshkruar një kontratë zyrtare me futbollistin, duke e lidhur atë për një vit e gjysëm me skuadrën e qytetit verior.
Në lidhje me problemet e ngritura nga ana e drejtuesve të klubit Dinamo, ku ai ka luajtur deri në fundin e vitit 2006, Gudjabi, në një prononcim për ATSH-në tha se "tani nuk kam asnjë lidhje me Dinamon. Kontrata ime me këtë skuadër ka përfunduar dhe unë kam pëlqyer Vllazninë për të luajtur në një hark kohor prej një viti e gjysëm".