Jahmir Hyka: “Shumë shpejt firmos për Olimpiakos”

Nga Dash Frashëri
EKSKLUZIVE - Video e golit të tij në formë sllallomi ka mahnitur Norvegjinë dhe po cmend Greqinë, por viktimë e magjive të jashtëzakonshme të talentit 18-vjecar ka mbetur edhe trajneri Oto Baric, që gjatë 40-viteve të tij si trajner ka trajnuar më shumë se 1.000 lojtarë. Jahmir Hyka, tiranasi trup vogël, i mbiquajtur "Maradona i ri i Ballkanit" është shumë pranë firmosjes me klubin më të madh të Greqisë, Olimpiakos i Pireut. Ishte Akademia Olimpik Tiranë ajo që ia ofroi Olimpiakosit të Pireut, Hykën. "Janë vetëm disa detaje që po e vonojnë kalimin tim te klubi grek", shprehet ekskluzivisht Jahmir Hyka nga Turqia për Albania-sport.com. Rozenborgu edhe pse nuk ka mundur t'i rinovojë lejën e qëndrimit në Norvegji, nuk dëshiron ta humbasë talentin e rrallë shqiptar. "Dëshirojnë të më huazojnë te Olimpiakos, por drejtuesit e klubit grek duan kartonin tim. Edhe mua si lojtar do të më ndihmonte shumë një transferim i plotë pasi Olimpiakos është një ekip i madh që merr pjesë gjithmonë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Do të më pëlqente shumë të luaja aty. Është një vitrinë e madhe për mua. Shembulli i Sotir Nini te Panathinaikos, që është në një moshë të re se mua, flet shumë", shton Hyka, që ndihet shumë ngrohtë edhe nga dashamirësia që po tregon Baric për të në Antalia. "Është dicka shumë e madhe për mua të grumbullohem me Kombëtaren në këtë moshë. Ndihem shumë i nderuar", pohon Hyka, që kujton edhe bisedën e bërë me Kovacic në Norvegji. "Atë ditë ra shumë shi gjatë ndeshjes dhe fusha ishte e rënduar. Jam i lumtur që të krijoj një përshtypje të mirë si Baric dhe Kovacic gjatë grumbullimit në Turqi", pohon Jahmiri, që shton se edhe trajneri Shpëtim Duro, zë një vend të rëndësishëm për të. "Kam punuar 3 vjet nën urdhërat e tij. E vlerësoj shumë se më ka ndihmuar të piqem si futbollist. Ju e kuptoni vetë moshën time të re". Hyka nuk lë pa përmendur edhe trajnerin e moshave të Dinamos, Bedrizan Dacollari. "Ia di për nder, se ai më ka futur në botën e futbollit", shprehet djaloshi i talentuar, që sqaron edhe marrëdhëniet e tij me Dinamon. "Ata dëshironin një kontratë afatgjatë me mua kundrejt një shpërblimi shumë qesharak. Te Rozenborgu kisha një kontratë 3-vjecare dhe me një pagesë shumë të mirë për një të moshës sime. Rozenborgu më ndihmoi shumë për përgatitjen time fizike".