E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lorik Cana vazhdon ritualin e kartonave

Lorik Cana vazhdon ritualin e tij të kartonave të verdhë, pasi mesfushori kosovar i Olimpikut të Marsejës është ndëshkuar për ndërhyrjen e tij të parregullt, në dëm të Sesegonit, në atë humbje 0-2 që skuadra e tij pësoi në fushën e La Manshit. Kjo humbje e javës së 22-të, e la skuadrën marsejeze në vendin e dytë, me 36 pikë, po aq sa edhe Lensi i vendit të tretë, por që nesër pret në fushën e vet St. Etienën dhe mund të ngjitet në kuotën e 39 pikëve me një fitore.
Ndërkaq, Marseja rrezikohet edhe nga Lila, një pikë më pas, dhe St. Etieni dhe Soshoja, të cilat kanë luajtur një ndeshje më pak. Ky është kartoni i verdhë i 6-të që shqiptari i skuadrës marsejeze ka marrë në këto 19 ndeshje që ka luajtur deri më tani në kampionatin francez, duke mos harruar këtu se ka marrë edhe një karton të kuq. Në fakt, në ndeshjen e djeshme kundër skuadrës bregdetare, Olimpiku i Marsejës duhet t'i jetë mirënjohëse portierit Karraso, i cili e mbajti rezultatin në kufinj të respektueshëm. Përvec Canës, me kartona të verdhë u ndërshkuan edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Olimpikut, mesfushori Frank Riberi dhe sulmuesi Xhibril Sise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›