Serena Uilliams, mbreteresha e Australian Open, tani pritet Federer per meshkuj

Eshte Serena Williams mbreteresha e Australian Open per vitin 2007. Eshte rikthyer tenistja amerikane ne nivelet me te larta te saj duke e fituar kete turne per te treten here ne karrieren e saj kur e ka fituar edhe ne vitet 2003 e 2005. Ne finale Serena Willams ka mundur Maria Sharapoven e cila e ka marre edhe nje here kryesimin ne renditjen e pergjithshme boterore, 2-0 dhe kete fitore, Williams ia dedikoi motres se saj Yetunde e cila ne vitin 2003 ka humbur jeten. Midis loteve dhe emocioneve ne momentin e ceremonise se dorezimit te trofeut, Willams deklaroi:
"Deshiroj qe t'ia dedikoj kete fitore motres sime Yetunde, pasi e dua shume. Vetem pak dite me pare deklarova se ne rast se fitoj kete turne do t'ia dedikoj motres sime"
Me kete fitore Serena Williams ngjiten ne vendin e 14 ne renditjen e pergjithshme boterore dhe pritet qe diten e hene te behet zyrtare kjo renditje e re.
Duke u kthyer te ndeshja, Serena Williams e vendosi diktatin e saj duke e mundur tenisten ruse ne 2 sete 6-1;6-2 duke arkivuar gjithcka ne harkun e 63 minutave loje dhe per Sharapoven nuk kishte asnje shans per te kthyer gjithcka ne favor te saj pasi Serena ishte thjesht; perfekte. Vete tenistja ruse qe humbi finalen e pare Grand Slemi, ka pranuar superioritetin e Williams ne kete finale duke pohuar:
"Asnjehere nuk duhet nenvleftesuar Williams. Jo shume vete e prisnin ate te arrinte ne finale, por une po. Dhe ajo eshte nje kampione e madhe. Deshiroj te perballem edhe here te tjera me te dhe te arrij te fitoj".