Gugash Magani nuhat humbjen, dorehiqet
Trajneri i Shkumbinit Gugash Magani e ka pare veten te tepert, para ndeshjes se djeshme me Bylisin dhe per rrjedhoje preferoi qe te largohej nga drejtimi i skuadres, duke lwnw stolin bosh. Ai ka nuhatur humbjen e Shkumbinit me Bylisin, nje humbje qe nuk ishte surprize, po te merren parasysh rezultatet e te gjitha ndeshjeve te Superiores. Edhe Apolonia fitoi dhe siguroi mbijetesen ne Kavaje, por eshte mundur edhe Teuta e Durresit, nga Flamurtari i Vlores. I vetmi trajner qe nuk eshte larguar nga ekipet e Kategorise Superiore, Sulejman Starova, jo rastesisht, sepse ai parashikoi se ne javet e fundit do te kete rezultate surprize. Starova madje theksoi se edhe Teuta qe ai drejton nuk ka asnje objektiv per te arritur, ndaj edhe humbjet jane te justifikueshme, per lojtaret dhe per vete trajnerin, para presidentit te ekipit, sikurse ka ndodhur me te gjitha ekipet e tjera.