E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trashegimia e Beratit, lordet anglez vizite ne qytet

BERAT- Qyteti muze i Beratit qe vjen ne ditet tona me nje jete te panderprere mbi 2400 vjecare, i bere tashme pjese e UNESCOS per sitet e tij te jashtezakonshme arkitektonike dhe kulturore ka terhequr vemendjen e lordeve londinez. Nje delegacion i Dhomes se Lordeve ne Parlamentin e Britanise se Madhe ka vizituar gjate dites se djeshme kete qytet duke pare nga afer ansamblin e vlerave te shtrire ne tre lagjet "Mangalem", "Goric" dhe "Kala", vlera te cilat e renditen ate ne listen e trashegimise kulturore. Ne viziten e tyre ne vendin tone tre lordet dhe nje baroneshe kane zgjedhur te vizitojne dhe Beratin te terhequr nga fati se ky qytet eshte renditur se fundmi ne listen e trashegimise boterore, UNESKO.

Tre lordet dhe nje baroneshe, pjese e delegacionit te Lordeve ne Parlamentin e Britanise se Madhe, mesohet se kane ardhur ne vendin tone per nje vizite qe organizohet nga Instituti per Demokraci dhe Ndermjetesim. Por, pjese e kesaj vizite eshte bere dhe ndalesa gjate paradites se djeshme ne Berat ku ata jane njohur me resurset dhe trashegimite kulturore. Lordet londinez kane mberritur rreth ores 12:00 ne Galerine e Arteve, "Eduart Lear" ku jane pritur nga kryetari i Bashkise se ketij qyteti Fadil Nasfui. Takimi eshte zhvilluar pikerisht ne galerine e arteve Lear, galeri e cila mban emrin e piktorit te njohur londinez, Eduart Lear.

Ka qene kreu i bashkise Nasufi, i cili u ka uruar mireseardhjen lordeve londinez duke ju prezantuar resurset dhe vlerat e ketij qyteti. Nasufi, u shpreh se kjo eshte vizita me e rendesishme qe nje perfaqesi e Britanise se Madhe ka bere ne qytetin e Beratit ne vite. Me pas kreu i bashkise Fadil Nasufi ka ftuar Lord Grifiths, Lord Karey, Luis Greig, drejtor Menaxhimi i Morgan Kompani si dhe Baronesh Uilkoks te ndjekin nga afer ekspoziten e piktorit te njohur Bujar Zaimi, e cila eshte hapur ditet e fundit. Vizita e lordeve ka vijuar me pas me vizita qe ata kane zhvilluar ne muzete e ketij qyteti.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›