E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia barazon, Tirana prane titullit

Aranit Muraci

Tirana dhe jo Vllaznia eshte me prane titullit kampion, kur duhen edhe 90 minuta para se te mbyllet gara e Kategorise Superiore. Jane luajtur deri tani 32 jave dhe ne ndeshjen e fundit ekipi kryeqytetas do te kete mysafir ndjekesin me te afert, Vllaznine. Kjo e fundit gaboi rende nje jave para finales dhe nuk do t'i kete me pas bardheblute ne renditje. Rezultati surprize qe shenoi Vllaznia ne Shkoder e gezoi me shume se fitorja qe arriti vete Tirana ne kryeqytet. Kesisoj permbysen raportet ne krye te klasifikimit, nje jave para se te mbyllet Kategoria Superiore. Tirana i ka marre kryesimin Vllaznise, atehere kur nuk pritej. Shkodranet nuk shkuan me larg se nje barazim ne "Loro Borici", duke mbetur pas bardhebluve, ne javen e fundit, para se te ndeshen kryesueset ne kryeqytet. Perballe 23 here kampioneve te vendit, Vllaznia duhet te fitoje, qe te shpallet kampione. Goli i Bubeqit, per Lushnjen ne minuten e fundit te pjeses se pare rezultoi fatal per vendasit, qe barazun 1-1 ne Shkoder. Sinani shenoi shume shpejt dhe u krijua pershtypja e shkodraneve te pranishem ne stadium se do ta kishin thjesht nje formalitet fitoren me Lushnjen. Tirana nga ana tjeter fitoi derbin me Dinamon dhe me moral te larte, duke qene se mori edhe kryesimin, kur nuk e priste, do te pretendoje trofeun numer 24, pas ndeshjes se radhes. Ne "Qemal Stafa" Tirana nuk eshte mundur asnjehere nga Vllaznia, ne kete edicion. Ndeshjet e ketij sezoni mes tyre kane perfunduar ne barazim dhe ekipi qe drejtohet nga Alban Tafaj, pas largimit te Agustin Koles do te mjaftohet me nje barazim tjeter, ne rast se nuk fiton, per te siguruar suksesin qe i mungon prej dy sezoneve. Bardheblute deshtuan ne fitimin e kupes dhe ndaj Vllaznise, qe edhe pse nuk fitoi me Lushnjen, nuk kane asgje te sigurte, pasi kjo e fundit do te kerkoje me cdo kusht fitoren, per te perfunduar edhe me suksesshem sezonin. Gjithsesi, kualifikimi ne Evrope, per te dy ekipet, eshte sukses, pavaresisht fituesit te gares. Tirana fitoi 3-2, pa e vene asnjehere ne dyshim triumfin ndaj bluve. Lojtari i kombetares sone, Asni Agolli shenoi golin e pare dhe me tej Lila dhe Sorra gjeten rrjeten e Dinamos, duke i dhane tre pike skuadres se drejtuar nga Alban Tafaj. Ne anen tjeter, blute qe kane siguruar vendin e trete dhe pjesemarrjen ne Evrope shkurtuan diferencen, por pa mundur dot te ndalnin vrullin e nje prej rivaleve historike. Ish-drejtuesi i Tiranes nder vite, i cili drejton aktualisht Dinamon, Shkelqim Muca nuk arriti nje rezultat pozitiv, ne ndeshjen e pare kunder Tiranes. Gjithsesi, nese Tirana dhe Vllaznia do te ndajne fatet e titullit, nje jave me vone, Dinamo ka disa jave qe po i ben llogarite per ne UEFA.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›