E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e qershorit, policet e Gjirokastres ne trajnime

GJIROKASTER - Efektivat e policise se Gjirokastres nisin trajnimet ne lidhje me garantimin e rendit dhe sigurise publike dhe respektimin e Kodit Elektoral gjate zgjedhjeve parlamentare te qershorit. Pjese e ketyre trajnimeve ka qene njohja e efektivave te policise ne rrethet e Permetit, Tepelenes dhe Gjirokastres ne lidhje me detyrat ligjore te policise gjate fushates zgjedhore dhe zgjedhjeve parlamentare. "Nje rol te rendesishem ne kete drejtim i kemi kushtuar edhe bashkepunimit me median", thote drejtori i Policise se Gjirokastres, Arben Hysenaj. Madje per ngritjen e elementeve profesionale ne kete drejtim efektivat e policise dhe gazetare te medias lokale dhe qendrore ne zonen e Gjirokastres kane zhvilluar nje trajnim te perbashket. Lektore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, OSBE-ja etj i kane trajnuar punonjesit e policise dhe gazetaret per nje komunikim me cilesor mes tyre gjate procesit zgjedhor. Pas prezantimit te materialeve te pergatitura nga lektoret , u zhvillua nje diskutim i hapur midis gazetareve dhe perfaqesuesve te Policise se Shtetit. Efektivat e policise gjate ketij trajnimi jane angazhuar per nje transparence me te madhe dhe zgjerim te komunikimit me median gjate procesit zgjedhor ne perputhje me kuadrin ligjor ne fuqi. "Policia do te jete gjithmone e hapur per bashkepunim me median, ku gjate procesit zgjedhor do te garantohet nje informim i vazhdueshem per ta, duke garantuar nje transparence te plote te veprimeve te policise", kane pohuar perfaqesuesit e Policise se Shtetit. Mes te tjerash ata kane theksuar se rendesia e transmetimit te sakte ne publik te rolit qe ka policia ne zgjedhje si garante e respektimit te ligjit dhe rendesia e bashkepunimit me medien ne kete kuader do jete prioriteti yne kryesor gjate procesit zgjedhor por edhe ne vazhdimesi, ne menyre qe te kemi nje publik te mirinformuar persa i perket rolit te policise ne kete drejtim, kane pohuar perfaqesuesit e Policise se Shtetit gjate ketyre trajnimeve.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›