Guida e aktiviteteve kulturore
Millenium nga sot ne 3D
Sonte ora 20.30
Ne kinema Millenium shfaqet filmi i pare ne 3D Drive Angry 3D 104 min 2011 me regji te Patrick Lussier skenar te Lussier dhe Todd Farmer. Shikuesi i Millenium gjen sot nje salle te rikonstruktuar dhe i sheh filmat ne sistemin 3D tridimensional X PanD ne nje ekran me kend me te gjere shikimi. Aparaturat e projeksionit te prodhuara nga Kinoton ofrojne nje sherbim me cilesor figure dhe zeri.
Per cilesine e mire te shikimit ndihmojne edhe syzet X PanD 3D te quajtuara aktive qe ndryshe nga syzet plastike pasive jane pajisje hi-tech qe i afrohen shikimit te natyrshem njerezor. Filmi qe inaguron kinemane Millenium eshte nje aksion triller i xhiruar ne 3D dhe ka per protagonist aktorin Nicolas Cage.
Behet fjale per historine e nje burri qe arratiset nga ferri per te gjetur vrasesin e vajzes se tij dhe rrembyesin e mbeses. Cage ne rolin e nje mbrojtesi femijesh vishet me karakteristika te mbinatyrshme. Hakmarrja nuk eshte e lehte dhe koha eshte teper e shkurter. Me aktoret Amber Heard William Fichtner Billy Burke Tom Atkins e David Morse.
Arben Golemi ekspozon Trouble
Neser ora 19.00 ne galerine Kledio hapet ekspozita Trouble e piktorit Arben Golemi me piktura dhe vizatime. Jane 7 piktura te realizuara ne teknike mikse mbi kanavace me tituj Trouble Vibrim Harmoniumet e Popullit Arkitekture dhe tri pune te titulluara Katedralja e Reimsit.
Pune nuk jane ekspozuar dhe jane realizuar gjate vitit 2009. Ne grupin e dyte te puneve hyjne seri vizatimesh bardhezi te realizuara gjate vitit 2010-2011. Kur e pyesim Golemin se perse e ka quajtur ekspoziten Trouble jep kete pergjigje Histori e turbullt eshte edhe kjo qe po jetojme.