Mbyllet hetimi per vrasesin e pronarit te basteve

TIRAN - Prokuroria mbyll hetimin dhe dergon per gjykim dosjen ne ngarkim te Ferhat Skacajt i akuzuar per vrasjen e mikut te tij ne nje lokal bastesh pas nje grindjeje per nje borxh te papaguar te Skacajt ndaj viktimes. Ferhat Skacaj pritet te gjykohet me akuzen e vrasjes se kryer ne gjendje te tronditjes se forte psiqike plagosje se rende me dashje dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta.
Ngjarja per te cilen akuzohet Skacaj ndodhi pasditen e 5 dhjetorit te vitit te kaluar rreth ores 1500 ne nje bllok pallatesh prane ktheses se Kamzes te njohur me emrin Pallatet e Malajzianit. Ferhat Skacaj goditi disa here me thike ne bark Murat Maten 40 vjec banues ne kete zone duke e lene te vdekur.
Po ashtu Skacaj qelloi me thike dhe la te plagosur rende kusherinjte e viktimes Petrit Maten djali i xhaxhait te Murat Mates Dritan Murati shok i tyre. Ngjarja ndodhi per motive banale pas nje grindjeje mes tyre pasi Ferhat Skacaj nuk kishte paguar mikut te tij nje borxh prej rreth nje milione lekesh te vjetra te cilat ai duhej tia kishte paguar prej ditesh. Borxhi dyshohej se ishte marre per nje loje lotarie ndersa Skacaj nuk mundi ti paguante per shkak te gjendjes se dobet ekonomike.
Prokuroria e Tiranes rreth kater muaj pas ngjarjes mbylli hetimin dhe dergoi ceshtjen per gjykim ne Gjykaten e Tiranes ne ngarkim te Skacajt i akuzuar per se paku tri akuza. Sipas prokurorise vrasja e mikut te tij Murat Mates sipas hetuesve ndodhi ne tronditje te rende psikike pasi i akuzuari ishte rrahur me viktimen Mata per shkak se nuk kishte paguar borxhin e marre disa dite me pare. Pas ngjarjes policia mundi te arrestonte autorin e dyshuar te krimit ne Institutin Bujqesor te fshehur ne nje godine konvikti te Universitetit ne Koder Kamez.
Policia i bllokoi autorit te dyshuar te krimit armen me te cilen mendohet te jete kryer vrasja ne afersi te kompleksit te pallateve. Autori i krimit iu dorezua policise pa ndonje rezistence dhe pa iu folur atyre asnje fjale mbi ngjarjen. Sipas hetimit te policise viktima dhe autori i dyshuar i krimit lene nje takim se bashku dy dite para krimit pikerisht per borxhin e papaguar. Sapo u takuan ne mesdite me 5 dhjetor ne lokal ndersa po pinin kafen Skacaj i pohoi Muratit se nuk kishte para per te paguar borxhin por se po perpiqej tia paguante.
Pas ketij pohimi mes tyre nisen debatet dhe ndaj Skacajt tre personat nisen te ushtronin dhune duke e qelluar dhe e goditur me sende te forta dhe grushte. I gjendur ne rrethana te tilla ai nxori nje thike qe mbante me vete duke ua ngulur agresoreve te tij. I pari qe u gjend ne balle te goditjeve qe pikerisht pronari i pikes se basteve i cili mori disa goditje me thike ne bark.
Me pas mbeti i plagosur edhe kusheriri i afert i tij Petrit Mata ndersa shoku i tyre Dritan Murati mori nje plage me te lehte. Murat Mata nderroi jete menjehere sapo mberriti ne spital ndersa Petrit Mata mesohet se ndodhet ne gjendje te rende ne spital. Dritan Murati sipas policise pas mjekimit te marre la spitalin dhe u mor nga policia per tu pyetur ne lidhje me ngjarjen. I arrestuari pranoi krimin ndersa iu tha hetuesve se e kishte kryer ate ne rrethana te vetembrojtjes pasi ishte dhunuar. Tashme pritet qe gjykata te nise procesin ndersa gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar Sokol Tona.
I akuzuar
Ferat Skacaj
Akuzat
Vrasje e kryer ne gjendje te tronditjes se forte psiqike
Plagosje e rende me dashje
Mbajtje pa leje te armeve te ftohta
I vrare
Murat Mata
Te plagosur
Dritan Mata