E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guidat turistike, mjeti i duhur për turistët

Të gjithë turistët që i drejtohen vendit tonë për pushime, kanë mundesi të informohen duke kontaktuar nëpërmjet zyrave të guidës turistike.

Drejtori i zyrës së Shërbimit Turistik Benard Terkuci, sqaron se janë 9 qarqe kryesore në qytete të ndryshme, ku çdo turist i huaj të ketë mundësinë të informohet për plazhet, parqet arkiologjike dhe zonat me te frekuentuara. Ndërsa përsa i perket preferencave të turistëve qe hyjnë në territorin shqiptarë, Terkuci konfirmon se ata preferojnë me shumë turizmin malor dhe vendet arkeologjike.
 

Më herët, Ministria e Kulturës ka publikuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Shqipëria ka pasur 1.2 milion vizitorë, nga të cilët mbi 760 mijë, janë turistë të huaj, kjo më shumë krahasur me të njëjtën përiudhë të vitit të kaluar.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›