Durrës, aksidentohet këmbësorja, në gjëndje të rëndë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në Urën e Dajlanit në Durrës. Një këmbësore është aksidentuar teksa po kalonte rrugën, nga një automjet. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Gruaja eshte aksidentuar teksa po kalonte trafikndarësen.
Sipas dëshmitarëve okularë, makina dyshohet se ishte me ngjyrë jeshile dhe se gruja mund të jetë pushuese, ndërsa nuk posedonte një mjet indetifikimi.
Ndërkohë, gruaja e plagosur është dërguar në spitalin e Durrësit, ndersa ndodhet ne sallën e reaminacionit.