Athinë, greva e taksistëve bllokon vendin

Greva 48 orëshe e taksistëve shkaktoi kaos në rrugët që çojnë drejt portit të Pireut dhe aeroportit të Athinës.
Turistët që mbërrijnë në portin e Pireut janë të detyruar të lëvizin në këmbë, duke mbajtur bagazhet e tyre në duar për të arritur në stacionin e trenit elektrik në Pire, për të shkuar në qendër të Athinës.