E Diel, 1 Nëntor 2026

Guiena Bisao shteti i 74 qe njeh Kosoven

Republika e Guinea-Bissau, shtet në Afrikën perëndimore e ka njohur Kosovën si shtet të Pavarur dhe Sovran. Kështu ka njoftuar në një konferencë shtypi në Prishtinë, kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, i cili po vazhdon aktivitetin e tij lobues për njohjen e pavarësisë më shumë vende të botës, një ndër të cilat ishte edhe Guinea-Bissau.

Republika e Guinea-Bissau ndodhet në Afrikën perëndimore dhe kufizohet me Senegalin në veri dhe me Guinenë në jug dhe lindje, ndërsa me Oqeanin Atlantik në perëndim. Guinea-Bissau është shteti dytë që njeh pavarësinë e Kosovës këtë vit, pas Katarit, dhe i 74-ti që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›