Amik Kasaruho sjell vepren e munguar

Përkthyesi shqiptar Amik Kasoruho i sjell letërsisë shqiptare një vepër të munguar prej kohësh. Historia e dashurisë së Emili Brontë tashmë flet shqip. Shqipëruesi i saj na thotë se ky roman i rrallë duhet të ishte përkthyer prej kohësh.
"Ishte i domosdoshëm të vinte në letërsinë shqipe, sidomos sot. Them sot sepse jeta ka bërë të veten, sikur i ka ashpërsuar icik njerëzit, dhe ndoshta një libër i këtillë, i shkruar kështu me kaq dashuri, për dashurinë, një lojë fjalësh, them që ishte i domosdoshëm, është i dobishëm për lexuesin. Sidomos për të rinjtë", thotë përkthyesi Amik Kasoruho.
Romani që në shqip mban titullin “Lartësitë e Stuhishme” është përkthyer nga origjinali dhe Kasoruho na shpjegon kënaqësinë e punës me fjalët e Brontë, por edhe vështirësinë e një anglishteje të panjohur.
"Të ruajë sa më shumë që të jetë e mundur strukturën e gjuhës së romanit. Në roman ka dhe përfaqësues të shtresave jo të ngritura të shoqërisë, sic janë rastet e shërbëtorëve të këtyre familjeve, që në anglisht i gjen të flasin me slang. Dhe që në shqip ne na ka munguar gjithmonë, na ka munguar qoftë slang qoftë gjuha e aristokratëve", thotë Kasaruho.
Edhe pse kishte premtuar se kjo do të ishte vepra e fundit e përkthyer përkthyesi i njohur na zbulon se e ka shkelur premtimin. "U lodha, dhe mendoja ta përfundoja prapë me një libër për dashurinë. Është një nga rastet e rralla që nuk e mbaj fjalën, nuk e di a bëj mirë a bëj keq. Këtë do ta thonë ata që do të lexojnë librin tjetër që jam duke përkthyer", vijon Kasaruho.
Romani është një nga veprat me të bukura të letërsisë klasike europiane. Kjo histori e rrallë dashurie u shkrujat nga Brontë në vitin 1847 në moshën 28 vjecare një vit përpara se të vdiste. Thuhet se vetë Brontë nuk e kishte provuar kurrë dashurinë.
Aurela Papadhima